“Kushtetuesja do pasqyrojë vullnetin e organit të akuzës”- Këlliçi: Tashmë është faktuar vjedhja 50 mln euro e Ballukut! Qëndrimi i saj në zyrë rrezikon provat

Dec 9, 2025 | 15:34

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ishte ditën e sotme i ftuar në studion e News24 ku foli për aksionin e opozitës në vijim të skandalit korruptiv të zv.kryeministres Belinda Balluku. Duke kujtuar dhe aksionin e PD-së vitin e shkuar kundër Erion Veliajt, Këlliçi kërkon qëndrueshmëri.

kellici

“Do zgjidhja qëndrueshmërinë dhe persistencën në mënyrë të përhershme. Sot jemi e martë 9 dhjetor 025, Edi Rama do ketë të njëjtën përfundim politik si Erion Veliaj. Opozita dhe PD nuk duhet të ndalë aksionin e nisur. Duhet ta intensifikojmë të gjejmë çdo hapësirë të mundshme që qytetarëve tu arrijë në vesh dhe në zemër ky aksion i PD-së. Të bëjmë përpjekje titanike për të mposhtur edhe fake neës e përditshëm. E rëndësishme që secili prej nesh të bëjë maksimumin.”

Këlliçi vijoi më tej duke ftuar në aksionin opozita edhe faktorë të tjerë si Arlin Qori, Adriatik Lapaj apo Agron Shehaj.

“Për shkak të interesit madhor kam kryer një akt publik, hoqa nga mandate i deputetit për të hyrë në një garë në zgjedhje lokale, pa vulë, pa logo. Nuk u bëra pishmang. Interesi atëherë ishte për të shpëtuar PD-në. kur ka momente të një interesi madhor, çdo politikan duhet të heqë nga vetja çdo ambicie personal dhe të ketë një interes madhor, heqjen e Edi Ramës. Unë ideologjikisht nuk ndaj asgjë të përbashkët Arlind Qorin. Por për shkak të një interesi madhor jam i gatshëm me Qorin, Lapaj dhe Shehajn me këdo ne të vihemi në një front përballë Edi Ramës. Deklarata e Ramës janë të sforcuara. Për shkak të pengmarrjes nga Ballukut.”

Sakaq, duke folur për Ballukun deputeti shprehe se qëndrimi i saj në zyrë rrezikon provat.

“Dihen konfliktet që në muajt e verës dhe për faktin që edhe aferat që është e pandehur Balluku, është e Edi Ramës. Në atë aferë ku u faktuan vjedhja e 50 mln euro por shkon më shumë për zhdukjen e veprave infrastrukturore. Që nuk u realizuan. Sot Balluku është e pandehur dhe e pezulluar se ka zbatuar urdhrin e Ramës. Ose do rrinë bashkë ose do ikin bashkë. I rri në krahë ndryshe nga shou me Veliajn ku e kurdisi vetë veprën penale ndaj tij.

Zonja Balluku e zgjedhur deputete por jo e zgjedhur për të qenë ministre është e emëruar nga Rama dhe ka të drejtën GJKKO për ta pezulluar. Për sa kohë qenia e saj në zyrë, e zonjës Balluku çdo ditë mund të çojë në prishjen e provave. Për 44 javë një ndër kërkesat tona ka qenë shkarkimi i Veliajt se mund të prishte provat.

Çdo ditë mund të intimidojë dëshmitarët. Mund të falsifikohej protokolli, provat.”

Sipas tij, Gjykata Kushtetuesja ditën e premte nuk mund të japë vendim tjetër për Ballukun, përpos atij që është dhënë nga GJKKO, pra mbajtjen e pezullimit nga detyra për zv,kryeministren.

“Do dua të përshëndes qëndrimin zyrtar të ambasadës SHBA. Ishin të prerë që mbështesin pavarësinë e sistemeve të drejtësisë dhe dënojnë çdo ndërhyrje. Vendimet e GJK duhet të pasqyrojë vullnetin e organit të akuzës. Për shkak të përfshirjes së Ballukut në aferë dhe prej publikimit të dosjes ku nuk ka dyshime për përfshirjen e Ballukut. Ka një kallëzim edhe për Tigrin 1 dhe 3 që kanë marrë 120 mln euro. Ka një sërë kallëzimesh penale. Kjo është e paprecedentë. Përmasat e skandalit ja pamundësojnë një vendim ndryshe të GJK.”

© Panorama.al

Te lidhura