Zelensky kërkon sërish takim me Putinin: I propozova Trumpit që të organizohet në SHBA! Nëse Rusia refuzon përsëri…

Jun 16, 2026 | 9:55

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka këmbëngulur sërish për t’u takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin pasi ky i fundit ka refuzuar dy herë që të takohen për të diskutuar mbi fundin e luftës në Ukrainë.

zelensky putin

Lideri i Ukrainës theksoi se i ka propozuar Donald Trump që takimi të mbahet në SHBA. Zelensky theksoi se nëse Rusia refuzon sërish për takimin, atëherë faktori ndërkombëtar duhet të rrisë presionin ndaj saj.

Një ditë më parë, Zelensky tha se kishte kërkuar një takim me Putin në samitin e G7 por kishte refuzuar. Edhe më herët, Putin tha se nuk sheh arsye për t’u takuar tani me Zelenskyn pas letrës publike që ai i dërgoi.

“Ne i ofruam Putinit mundësinë për t’u takuar kudo që mund të merreshin vendime konkrete për t’i dhënë fund luftës. Ai refuzoi. Ne diskutuam me SHBA-në dhe Francën mundësinë e një takimi me Rusinë në G7”, por Putini refuzoi.

Dje, ne i sugjeruam Trumpit që një takim i tillë mund të organizohej në Shtetet e Bashkuara , në një format që do ta bënte shumë më të vështirë për Putinin të refuzonte, të paktën përpara Presidentit Trump. Do të shohim se çfarë ndodh.

Nëse Rusia e refuzon edhe këtë mundësi, do të nevojitet presion i mëtejshëm“, theksoi Zelensky.

© Panorama.al

Te lidhura