Një 15- vjeçar humbi jetën sot, ndërsa u mbyt në një pishinë ku kishte shkuar bashkë me familjen e tij. Viktima u identifikua me inicialet G.Gj. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në një kompleks pishinash, në fshatin Sanxhak në rrethin e Kurbinit. Mësohet se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike.











