Milani nuk ka mundur të fitojë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë duke humbur 2-1 ndaj Palermos në fushën e këtij të fundit. Takimi i parë ishte mbyllur në barazim 2-2, çka u lejoi siçilianëve të shkonin në finale. Golat për vendasit u shënuan nga Miliaçio në minutën e 63-të dhe Bovo me penallti në minutën e 75-të. Ndërsa për kuqezinjët shënoi Ibrahimoviç në minutën e 94-t. Ndërkaq skuadrat e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pasi Van Bomel (72′) dhe Bovo (75′) dolën me karton të kuq.











