“Kundër hajdutërisë”- Protesta para kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Sot bota është më e lirë, një diktator matanë oqeanit ra! Duam dorëheqjen e Ramës

Jan 4, 2026 | 12:44

Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbajtur një fjalim sot para Kryeministrisë, gjatë protestës kundër qeverisë, duke theksuar se kjo shënon ditën e 28-të të qëndresës qytetare kundër hajdutërisë.

adriatik lapaj proteste (1)

Ai tha se edhe qëndrimi i një qytetari të vetëm përballë padrejtësisë është një rrugë e drejtë, ndërsa akuzoi qeverinë për dështim në përmbushjen e premtimeve kryesore.

“Sot jemi në ditën e 28 të qëndresës qytetare kundër hajdutërisë. Sot bota është më e lirë, sepse një diktator matanë oqeanit ra dhe një autokrat na ka përballë. Kjo është një përballje me hajdutët, ndaj edhe një sikur të qëndrojë është një rrugë e drejtë. Jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të na sjellë ujë, jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të vendosur rend dhe ligj, a kemi sot rend dhe ligj? Jemi përballë atij që erdhi në pushtet se do luftonte krimin dhe drogën, a kemi sot krim dhe drogë? Erdhi në pushtet për të luftuar korrupsionin. Jemi sot ne vendi më i korruptuar apo jo? Jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në Evropë” ,tha Lapaj.

© Panorama.al

Te lidhura