Kukës, plagoset me armë sekretari i komunës

Jun 5, 2012 | 9:29
Policia e Kukësit

KUKËS- Qëllohet me armë sekretari i Keshillit te Komunës Gjinaj, në Kukës.

Sipas të dhënave të para të policisë mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Naim Bytyci.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zyrave të komunës, ndërkohë që Bytyci ka marre dy plumba ne koke dhe ndodhet ne gjendje te rende per jeten. Ai eshte derguar me urgjence ne spitalin e Kukesit dhe me pas drejt Tiranes per mjekim te specializuar.

Nuk ka ende detaje rreth shkaqeve të ngjarjes, por bëhet me dije se autori i dyshuar është Qamil Kastrati. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

© Panorama.al

Te lidhura