“Ku e keni shoqen Balluku?”- Zv.kryeministrja nën hetim, deputeti i PD: Ka shumë punë me institucionet e drejtësisë

Oct 27, 2025 | 11:10

Kuvendi është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, ku këta të fundit akuzojnë kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se nuk po i lejon që ti bëjnë pyetje, drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se Belinda Balluku dhe Edi Rama nuk janë të pranishëm në Kuvend, pasi sipas tij ata kanë shumë probleme me drejtësinë, kryetarët e të cilëve pritet të raportojnë.

“Ku i keni këta të dy, edhe shoqen Balluku edhe shokun Rama, kanë ardhur këto institucione me të cilët këta të dy kanë shumë punë”, tha Balliu, i cili kërkoi që ligjvënësit demokrat të lejohen të bëjnë pyetje.

© Panorama.al

Te lidhura