Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat

Mar 20, 2026 | 7:21

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

moti

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore.

Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-3 ballë.

1 2

© Panorama.al

Te lidhura