Kryepeshkopi i Shqipërisë i shtruar në spitalin e Athinës që prej 3 janarit! Kreu i KMSH: I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!

Jan 24, 2025 | 19:31

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit i uron shërim të shpejtë dhe të plotë kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Screenshot_9

Krahas fotos me Janullatos, Spahiu, shprehet se me Janullatosin ka vite që bashkëpunon dhe të dy ndër vite kanë bashkërenduar veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri.

Ai e karakterizoi atë si “lider të  kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson”.

Në fund të postimit kreu i KMSH shkruan: “I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!”

Postimi i plotë

“Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, ndodhet prej disa ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo.

I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!”

Kujtojmë se Anastas Janullatos ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos” në Athinë që prej 3 janarit për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Kryeopeshkopi ndodhet aktualisht në spital dhe sipas informacioneve më të fundit ai iu nënshtrua sot një operacioni kirurgjikal, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

© Panorama.al

Te lidhura