Kryeparlamentarja Spiropali takohet me ish-Presidentin Alfred Moisiu: Do të bëjmë realitet kërkesën e tij për ngritjen e muzeut “Aleksandër Moisiu” në Kavajë!

Mar 22, 2025 | 15:05

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar sot në Kavajë me ish Presidentin Alfred Moisiu.

7e354690-4c18-4440-a530-df4faf8c4b28

Spiropali u shpreh se do të behet realitet kërkesa e ish-kreut të shtetit për ngritjen e një muzeu në Kavajë.

“Në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin Alfred Moisiu, figurë emblematike dhe të respektuar, jo vetëm për qytetin, por për mbarë Shqipërinë”, shkruan kryeparlamentarja.

“Në vitin e Aleksandër Moisiut, artistit të madh që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore, do të bëjmë realitet kërkesën e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu në Kavajë, qytetin e origjinës së këtij artisti të shquar, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij”, shprehet Spiropali.

© Panorama.al

Te lidhura