Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pas takimit me Trump në samitin e NATO-s: Folëm për Kupën e Botës, mes nesh nuk kishte tension

Jul 8, 2026 | 16:46

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, deklaroi se biseda e tij me presidentin amerikan Donald Trump gjatë samitit të NATO-s ishte miqësore dhe pa tensione, pavarësisht përplasjeve të fundit mes Uashingtonit dhe Madridit.

pedro sanchez

Sanchez tha në një konferencë për shtyp se gjatë takimit joformal me Trumpin diskutuan për Kupën e Botës dhe tema të tjera të lehta, duke shmangur çështjet e tregtisë dhe gjeopolitikës.

“Folëm për suksesin e Kupës së Botës”, tha kryeministri spanjoll, duke shtuar se biseda mes tyre ishte zhvilluar “me përzemërsi absolute dhe të plotë”.

Deklarata e Sanchez vjen pasi më herët gjatë ditës Trump kritikoi Spanjën për qëndrimin e saj ndaj operacioneve ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit, duke deklaruar: “Ne nuk duam të bëjmë më biznes me Spanjën”.

Pavarësisht këtyre tensioneve publike, Sanchez tha se gjatë takimit nuk pati përplasje mes dy liderëve dhe se biseda u përqendrua edhe te interesat personale të Trumpit, përfshirë pasionin e tij për golfin.

© Panorama.al

Te lidhura