Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi gjatë takimit të tij me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në margjinat e Samitit të NATO-s në Ankara, se Uashingtoni do t’i japë Ukrainës një licencë për të prodhuar raketa Patriot.
“Një zog i vogël më tha se do të flasim për t’i dhënë Ukrainës të drejtën për të prodhuar Patriotët. Do t’ju tregojmë se si prodhohen, në mënyrë që të mos ankoheni se nuk po ju japim mjaftueshëm. Do t’ju japim licencën për të prodhuar Patriotët”, tha Trump.
Kur një gazetar i vuri në dukje se Ukraina kishte nevojë për sistemet e mbrojtjes ajrore menjëherë dhe se zhvillimi i prodhimit vendas mund të kërkonte kohë, Trump u përgjigj: “Mendoj se ata mund t’i ndërtojnë ato mjaft shpejt”.
Trump vlerësoi gjithashtu aftësinë e Ukrainës për të prodhuar në masë mjete ajrore pa pilot.
“Ne prodhojmë dronë të shkëlqyer, por mund të blejmë edhe nga Ukraina, sepse ata kanë kapacitetin për të prodhuar kaq shumë. Është vërtet mbresëlënëse”, tha ai.
Trump deklaroi gjithashtu se sulmet e fundit ukrainase thellë në territorin rus përbëjnë një përshkallëzim të luftës, gjë që mund të krijojë kushtet për përfundimin e konfliktit.
“Është një përshkallëzim, por është gjithashtu një përshkallëzim që mund të na ndihmojë të arrijmë në fund”, tha Trump/
U pyet gjithashtu edhe për mundësinë e një vizite në Kiev, teksa u shpreh: “Do të preferoja ta bëja kur të mbarojë lufta.”
© Panorama.al












