Teksa ka udhëtuar për në Amerikën e largët, ku do të firmosë bashkë me presidentin Donald Trump aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, kryeministri Edi Rama nuk e ka munguar edhe një mesazh urimi për besimtarët myslimanë.
Ky urim u bë në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe agjërimit që do të kremtojnë besimtarët myslimanë.
“Gëzuar Ramazanin! Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, shkruan kryeministri shkurtimisht në mesazhin e tij të postuar në rrjetin social Facebook mbrëmjen e sotme.
© Panorama.al












