Kryeministri Rama promovon ekspozitën me fotografi të Ben Blushit: Për të mos u humbur, është befasuese

Apr 4, 2025 | 17:37

Kryeministri Edi Rama ka promovuar sot ekspozitën me fotografi të Ben Blushit, e cila u hap ditën e djeshme në ambientet e COD (Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri).

ben blushi

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo ekspozitë është befasuese dhe nuk duhet të humbet.

“PËR TË MOS U HUMBUR! Një ekspozitë befasuese fotografish nga Ben Blushi”, shkruan Rama.

Ceremonia e ekspozitës “Shqiptarë të padukshëm” u hap diten e djeshme.

“Në kërkim të çastit dhe të një fotografie më të mirë, do vazhdoj të eci duke e drejtuar aparatin tim mbi portretet e njerëzve të panjohur.  Prandaj dhe kjo ekspozitë quhet “Shqiptarë të panjohur”, si një shenjë mirënjohje për këta njerëz të panjohur që më mësuan të fotografoj.” – shprehet Ben Blushi.

Po ashtu Ben Blushi tha: E kam quajtuar këtë cikël fotografish Shqiptarë të Panjohur në emër të të gjjthë atyre njerëzve të panjohur të cilët i kam takuar në rrugët e Shqiperisë, në qytete dhe fshatra të vegjël. Ata më lejuan ti fotografoj duke më mësuar artin e mrekulkueshëm të fotografisë.  Kjo ekspozitë do qëndrojë e hapur nga data 3 deri në 30 prill në hollin e Kryeministrisë dhe hyrja për të gjjthë është e lirë.

© Panorama.al

Te lidhura