Kryeministri Rama: Për nënat me 3 ose më shumë fëmijë të cilat nuk janë në punë, qeveria do t’u paguajë sigurimet, që të mos mbeten pa pension

May 1, 2025 | 11:51

Kryeministri Edi Rama, nga Dimali ku zhvilloi një takim elektoral, ka prezantuar një nismë të qeverisë.

edi rama3

Rama u shpreh se për nënat që nuk janë në punë dhe kanë 3 ose më shumë fëmijë, shteti do t’u pagujë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo nismë ka për qëllim që këto nëna të mos mbeten pa pension.

Edi Rama: Për nënat pa punë dhe me 3 ose më shumë fëmijë kemi marrë një nismë që qeveria tu paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që pavarësisht se ato nuk janë në punë për faktin që kanë 3 ose më shumë fëmijë të mos mbeten pa pension dhe faktikisht janë 25 mln euro çdo vit që qeveria paguan për nënat e papuna.

© Panorama.al

Te lidhura