Kryeministri i Irakut viziton Uashingtonin të hënën, priten marrëveshje të rëndësishme në sektorin e energjisë

Jul 12, 2026 | 15:45

Kryeministri i Irakut, Ali al-Zaidi, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington të hënën, në krye të një delegacioni qeveritar, pas një ftese zyrtare nga autoritetet amerikane.

kryeministri irak

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë irakiane, Haider al-Aboudi, gjatë një konference për mediat.

Sipas al-Aboudit, gjatë vizitës pritet të nënshkruhen disa memorandume mirëkuptimi në sektorin e naftës dhe gazit, me synimin për të forcuar bashkëpunimin energjetik mes Irakut dhe Shteteve të Bashkuara.

“Marrëveshjet që pritet të nënshkruhen do të përfshijnë disa memorandume mirëkuptimi në sektorin e naftës dhe gazit. Iraku po përgatitet të tërheqë një numër kompanish amerikane, çka pritet të nxisë më tej rritjen e kapacitetit të prodhimit të naftës”, deklaroi al-Aboudi.

Vizita e kryeministrit irakian vjen në një kohë kur Bagdadi synon të zgjerojë partneritetin me kompanitë amerikane në sektorin energjetik dhe të rrisë investimet për zhvillimin e industrisë së naftës dhe gazit.

© Panorama.al

Te lidhura