SHBA: Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur, Irani nuk e kontrollon atë

Jul 12, 2026 | 15:23

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka deklaruar se lundrimi në Ngushticën e Hormuzit vijon normalisht dhe se rruga ujore ndërkombëtare mbetet e hapur për të gjitha anijet që kalojnë në mënyrë të ligjshme.

hormuz

Në një deklaratë zyrtare, CENTCOM thekson se forcat amerikane janë të vendosura dhe të gatshme të garantojnë lirinë e lundrimit, pavarësisht, siç thuhet, “agresionit, ngacmimeve, kërcënimeve dhe deklaratave arbitrare të pajustifikuara të Iranit”.

Administrata amerikane ka ashpërsuar gjithashtu retorikën ndaj Teheranit, duke e akuzuar për veprime destabilizuese dhe duke theksuar se Irani nuk ka kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit.

Deklarata e plotë e CENTCOM:

“Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjitha anijet që kërkojnë të kalojnë ligjërisht nëpër këtë rrugë ujore ndërkombëtare. Forcat amerikane janë të vendosura dhe të gatshme të sigurojnë që liria e lundrimit të ruhet, pavarësisht agresionit, ngacmimeve, kërcënimeve dhe deklaratave arbitrare të pajustifikuara të Iranit. Irani nuk i kontrollon ngushticat. Trafiku detar po zhvillohet normalisht.”

© Panorama.al

Te lidhura