Kryemadhi shkon në GJKKO me një çantë të mbushur me dokumente, i ndërhyn avokatit të Metës: Mos u çudisni…

Jun 18, 2026 | 10:15

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, njëkohësisht ish-bashkëshorte e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shfaq sot në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës, në procesin e ngritur nga SPAK për çështjen e pasurisë.

kryemadhi

Me një çantë të mbushur me materiale e dokumente që lidhen me procesin, ajo u pa e shoqëruar nga avokati.

Fillimisht Kryemadhi i ndal te dera duke dëgjuar avokatin Kujtim Cakrani që po jepte deklaratë për mediat në lidhje me rrëzimin e kërkesës së radhës për lirimin e Metës dhe më pas u përshëndet me të në distancë.

Ndërsa Cakrani u ankohej mediave se kishte bërë disa ankesa e kërkesa ndaj gjyqtares për përjashtim, Kryemadhi ndërhyri:

“Avokat, drejtësia me statistika është me e keqe se padrejtësia! Kështu që mos u çudisni”.

monika kryemadhi

© Panorama.al

Te lidhura