Ky krokodil quhet Snappy, jeton në Australi, Melburn dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. Ai është ndryshe nga krokodilët e tjerë pas nuk ka ngjyrën e zakonshme, jeshile por portokalli.
Pronarja e tij, Tracy Sandstrom ka treguar për mediat se fillimisht kishte patur frikë mos ndoshta krokodili i saj ishte sëmurë, por me kalimin e kohës asgjë nuk ndodhi, shprehet ajo.
Megjithatë, specialistët mendojnë se kjo është një periudhë kalimtare për Snappyn pasi ai mund të rikthehet tek jeshilja sërish.











