Kriza greke, Berisha: Nuk ka ndikim në Shqipëri

Sep 21, 2011 | 18:42

NEW YORK- Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha tha sot se kriza ekonomike në Greqi nuk ka ndikuar në ecurinë e ekonomisë shqiptare.

“Bankat greke në Shqipëri janë në formë të mirë. Emigrantët shqiptar në Greqi po kthehen me para, bizneset ne vendin tim po rriten me 40 %. Ne po e shohim me kujdes krizën në Greqi dhe ndikimin që mund të ketë në vend”,- theksoi Berisha, gjatë një interviste për kanalin televiziv CNBC.

Kthimi i emigrantëve në Shqipëri ka një efekt pozitiv, tha Berisha, pasi sipas tij, ata po sjellin investime dhe eksperienca të reja. Ai tha se ekonomia po rritet dhe papunësia po ulet.

Lidhur me daljen ose jo të Greqisë nga eurozona, kryeministri u shpreh se, kjo nuk është vetëm një çështje e Greqisë, pasi sipas tij, vetë euro po kalon kohë të vështira.  Ai e vlerësoi monedhën euro si arritjen më të madhe të Evropës.

© Panorama.al

Te lidhura