Kristiano Ronaldo i shpall besnikëri Al Nasr: I përkas Arabisë Saudite!

Feb 23, 2026 | 22:15

Kristiano Ronaldo ka konfirmuar publikisht se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm.

1768310492_cristianoronaldo

Ylli portugez theksoi se ndihet i përmbushur si në aspektin profesional ashtu edhe personal, duke vlerësuar mikpritjen që ka marrë që nga transferimi i tij në Lindjen e Mesme. “I përkas Arabisë Saudite. Dua të vazhdoj këtu. Është një vend që më ka mirëpritur mua, familjen dhe miqtë e mi. Jam i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj këtu”, deklaroi Ronaldo.

Që nga kalimi i tij te Al Nasr, 41-vjeçari ka qenë një nga figurat kryesore në rritjen e profilit të kampionatit saudit. Ai së fundi shënoi ndaj Al Hazemit, duke mos u ndalur drejt objektivit të tij për të shënuar 1000 gola. Deklarata e tij konfirmon angazhimin afatgjatë me klubin saudit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura