NGA DR. BRUNILDA XHAXHO*
Duhet të aktivizohet më shumë policia kundër rritjes së trafikut duke vënë gjoba të ulëta për vetura pasagjerësh që shkojnë në drejtim të qendrës urbane. Ky trafik i madh ka shumë aksidente dhe më shumë aksidentohen beqarët, janë ata që riskojnë më shumë, sepse ata kanë paraardhës e jo pasardhës… Është instinkt. Doktorin e mbron shoqata e tij, dmth., shoqata e mjekëve, Urdhri i Mjekut.
Kur prishet lidhja mjek-pacient ndërhyn arbitri apo ministria? Shteti të vërë kufij fitimi gjithandej në mbrojtje të të varfërve. Brenda 2032-shit, 7 vjet pa ardhur asteroidi, që është më i madh se Toka, kundër panikut thotë se do bjerë pije freskuese apo do vemi në një planet tjetër kundrejt pagesës, apo NASA do të godasë asteroidin për ta zvogëluar atë, me qëllim që të shkaktohen sa më pak dëme.
Një problem tjetër është për profesionistët më të mirë. Nga shoqatat profesioniste, çdo 4 vjet të votohet, me votim të fshehtë, për 10 më të mirët. Kjo do të shërbejë edhe për drejtuesit profesionistë dhe për ata që flasin për arritjet e shkencës. Ata midis tyre të zgjedhin edhe drejtuesin politik. Mos harroni se ka shumë shoqata dhe kjo do të jetë shumë motivuese për karrierë. Në një dhomë të sëmurësh tri gra bisedonin midis tyre: një paguante sigurime shëndetësore dhe dy të tjerat jo, por shërbimi ishte njëlloj nga personeli mjekësor ndaj tyre. Pra, ishte e pavlerë pagesa e sigurimeve shëndetësore. Vetë shteti, në këtë mënyrë, krijon mungesë transparence. Mjekët bëjnë vizita private në ambientet e spitalit dhe për këto vizita nuk paguajnë asnjë lekë për ambientin e përdorur. Qeveria që nuk ka lekë, ndoshta mendon: Le të paguajë i sëmuri. Por dikush jep bakshish dhe dikush jo, dhe kjo është mungesë transparence.
Qeveria mund të paguajë përqindjen e saj tek sigurimet shëndetësore. Them që për drejtuesin, si të gjithë drejtuesit, të tregohen qytetarë tërësisht. Si kardiologe them që i nxehti të çon tek pijet e ftohta dhe kjo rrit rastet me grykët e sëmura, virozat, ishemitë e zemrës etj., si edhe vdekjet e papritura. Pijet e ftohta nuk përdoren nga të moshuarit që kanë ftohtë në përgjithësi. Në Shërbimin e Kardiologjisë të QSUT u ngrit në vitin 1995 kabineti i TILT TESTIT, nga profesor Ylli Popa. Kabineti pas 3 vitesh punë studimore paraqiti studime në kongreset ndërkombëtare si në Çikago, Vjenë, Shkup, si edhe në Shqipëri. Ishte hera e parë për Shqipërinë. Për arsye që mund të merren me mend (politike, ose mendjengushtësi, paaftësi,) profesor Spiro Qirko e mbylli gradualisht kabinetin pa dhënë asnjë shpjegim edhe për zhdukjen e të gjitha pajisjeve të Tilt Testit, përkrahur në këtë veprim edhe nga profesor Artan Goda.
Në Shqipëri nuk kemi Tilt Test, ndërsa Kosova e ka. Kolegët kardiologë nga Kosova, duke mos qenë në dijeni për prishjen e këtij kabineti të rëndësishëm për diagnozën e të sëmurëve me patologji kardiake (para 20 vitesh), kërkuan të vinin në Shqipëri para 3 vjetësh dhe të na tregonin për Tilt Testin si bëhej dhe çfarë duhej për të. Kardiologjia në Shqipëri nuk ka edhe sot e kësaj dite Tilt Test. Kjo do shumë fonde dhe impenjim që të ringrihet, fonde që dikur u gjetën me përpjekjen personale të profesor Ylli Popës. Mbase drejtuesit aktualë të Shërbimit të Kardiologjisë, duke pasur përvojën e profesor Ylli Popës do të korrigjojnë këtë gabim të bërë dhe do të ringrenë kabinetin e Tilt Testit.
*Autorja, kardiologe, ish-interne dhe asistente e spitaleve të Parisit
/Gazeta Panorama
© Panorama.al











