Krim në familje, burri vret me thikë gruan

Nov 6, 2011 | 14:18

TIRANË- Një tjetër krim brenda familjes në Tiranë. Burri ka vrarë bashkëshorten e tij, me thikë, duke e lënë të vdekur.

Sipas të dhenave të para ngjarja ka ndodhur ne mesditë në një familje në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes bën me dije se autor i krimit është Ismet Hysa, i cili ka qëlluar për vdekje gruan e tij, Edlira Doci.

Ndërkohë mësohet se autori i krimit është larguar menjëherë nga banesa, duke marë me vete dhe vajzën e tij 2 vjecare, e cila në momentin e vrasjes ndodhej në banesë.

Nuk ka ende detaje të ngjarjes së rëndë, ndërkohë që mesohet se ata kane pasur probleme kohet e fundit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për këtë po mbledh dëshmitë e të afërmve të ciftit.

© Panorama.al

Te lidhura