Krijohet alumini transparent që ndalon plumbat

Jan 20, 2012 | 15:14

Shkencëtarët kanë shpikur një mburojë transparente alumini, e cila mund të mbrojë njeriun nga plumbat. Ashtu siç ishte parashikuar në filmin “Star Trek”, një mburojë e tillë shumë shpejt do të bëhej realitet, dhe kështu ndodhi. Tani duket se e ardhmja ka mbërritur. Ndërsa shkencëtarët në të vërtetë nuk e kanë zbuluar ende se si ta krijojnë aluminin transparent, ata kanë krijuara një materie transparente qeramike me bazë aluminin, që është pothuajse aq e fortë. Materiali, alumini oksinitrid, i njohur si AION, i reziston temperaturave shumë të larta. Ai është i fortë mjaftueshëm sa për të frenuar disa lloje plumbash. Kërkimet për pluhurin e aluminit oksinitrid kanë nisur që në vitin 1981. Materiali që prodhohet është shumë i shtrenjtë, pasi i nënshtrohet disa procedurave shpenzuese për përpunim dhe përdoret vetëm në nivele të larta performancash, veçanërisht në ushtri.

© Panorama.al

Te lidhura