TIRANË- Kreu i misionit të OSBE/ODIHR-it, që ndoqi nga afër procesin zgjedhor në vendin tonë, Jonathan Stonestreet ka zhvilluar sot një takim me kreun e KQZ-së, Arben Ristani dhe gjithë anëtarët e tjerë.
Ne perfundim te takimit, ai beri me dije per mediat se ka marrë nga KQZ informacione të nevojshme për t’i shtuar në raportin përfundimtar që do të nxjerrë pas dy muajsh OSBE/ODIHR.
“Për raportin duhen marrë parasysh, jo vetëm qëndrimet e partive politike por edhe të atyre të administratorëve të zgjedhjeve, shoqërisë civile dhe atyre që janë të interesuar në proces”.
Interesimit te medias per numerimin e fletev ete kontestuara, Stonestreet iu pergjigj shkurt, duke bere me dije se nuk e ka prekur aspak këtë cështje në bisedën e sotme dhe se nuk mund të bëjë interpretime të ligjit përsa u takon këtyre kutive.
“Nuk diskutuam për procesin që po vazhdon. Ky takim u përqëndrua në të ardhmen e të gjithë procesit elektoral. Unë nuk dëshiroj të interpretoj atë që thotë ligji, por një parim i rëndësishëm që duhet të ndiqet është ai i shtetit të së drejtës dhe të vihet në zbatim ajo që cfarë thotë ligji”- tha ai.
Takimi ka nisur pas orës 11.00 të paradites së sotme dhe është mbajtur pa praninë e medias.
Në takim ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjithcka mbahet vetëm pak kohë para se ky institucion të hartojë tabelën finale me rezultatet për njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë e mandej edhe me certifikimin e fituesit të kësaj gare të ngushtë mes kandidadit demokrat Lulzim Basha dhe kreut të PS-së, Edi Rama.
Nje dite me pare, në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Stonestrit thotë se do të ishte i dobishëm një shpjegim rreth asaj që po bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në një garë të ngushtë si ajo e Tiranës, nënvizon ai, është institucioni që duhet të jetë i kujdesshëm për të mos dëmtuar besimin e palëve. Ai thekson idesë se polarizimi i theksuar preku administrimin e procesit zgjedhor.
Kreu i misionit të vëzhguesve të ODIHR që ndoqën nga afër zgjedhjet e 8 majit, Jonathan Stonestreet, mendon se është ende herët të jepet një vlerësim i përgjithshëm për procesin zgjedhor. Ai preferon të citojë raportin paraprak të 10 majit ku vihet theksi mes të tjerash edhe te ambienti i ngarkuar politik, te mospërmbushja nga ana e partive politike të detyrave që ato vetë kishin, gjë e cila sic thotë ai ndikoi në një administrim zgjedhor negativ
© Panorama.al











