“Kreditë kanë fluksin më të madh në ekonomi”- Guvernatori Sejko thirrje bankave: Financoni ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sektorin e bujqësisë!

May 13, 2026 | 10:28

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i bëri thirrje bankave që të financojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të sektorit të bujqësisë, për t’i dhënë sa më shumë frymëmarrje.

Ai ishte i pranishëm në aktivitetin për nënshkrimin e partneritetit të ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Sejko ka bërë me dije se kredia për sektorin privat ka shënuar rritje gjatë viteve të fundit, ndërsa kredia bankare përbën fluksin më të madh në ekonomi. Sejko i ka bërë thirrje bankave që të rrisin financimet në sektorin bujqësor.

“Portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi vlerën e 720 mld lekëve. Kredia për sektorin privat ka shënuar rritje, 15% përgjatë viteve të fundit. Kredia bankare përbën fluksin më të madh në ekonomi. Këto zhvillime flasin për shërbim të rritur sasior të sektorit bankar. Sektori bankar ofron instrumente moderne pagese”, tha Sejko.

sejko

Më tej shtoi se: “Një akses më i larë në kredi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do t’i hapte rrugë përmirësimit të mëtejshëm të mirëqenies së shoqërisë. Qeveria ka miratuar një skemë të garancisë sovrane. Progresi i bërë gjatë këtyre dy viteve të fundit është inkurajuese. Sektori bankar duhet të ketë më shumë vëmendje ndaj sektori të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sektorit të bujqësisë. Inkurajoj dhe bizneset e vogla dhe të mesme që t’i drejtohen bankave për konsulencë”, tha Guvernatori mes të tjerash.

© Panorama.al

Te lidhura