Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka regjistruar si garuese për zgjedhjet e 11 majit, partinë e re të ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por me kryetar Endri Hasën.

Në mbledhjen e sotme, KQZ, regjistori në zgjedhje partinë politike “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën.
Kujtojmë që Lulzim Basha që pas vendimit te Apelit, pretendon te marre vulen dhe logon e Partise Demokratike dhe e ka bere rekurs ne Gjykatën e Lartë.
“Për rastin e dytë janë bërë reflektim në regjistrin themeltar të partive politike, pranë Gjykatës së Tiranës. Për sa u referua, vendosim regjistrimin e partisë politike “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”, me kryetar, Kristo Kiço, dhe regjistrimin e Partisë politike “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, , tha kreu i KQZ, Ilirian Celibashi.

Në një kohe që Partia Demokratike eshte regjistruar ne zgjedhjet e 11 Majit, me kryetar Sali Berishen, pjesa tjeter e ish përkrahësve të Lulzim Bashës, është ndarë në një tjetër Parti politike, Djathas 1912. Edhe kjo force politike eshte regjistruar ne zgjedhjet e 11 Majit, por kryetari i saj nuk eshte Enkelejd Alibeaj, por ish-perfaqesuesi ligjor i PD-se, Rezart Kthupi.
Po ashtu force tjeter qe lindi nga Partia Demokratike eshte edhe Mundesia e Agron Shehajt. Edhe ky i fundit eshte regjistruar si garues ne 11 Maj.
© Panorama.al











