KQZ numëron mbi 88 për qind të votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje! Ja si është diferenca mes partive politike

Feb 10, 2025 | 7:09

Janë numëruar 88.04 për qind të votave në Kosovë dhe LVV është 41.29 për qind, PDK-21.83 për qind derisa LDK – 17.75 për qind të votave.

Screenshot_4

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 41.29 % (306 556 vota)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.83 % (162 033 vota)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.75% (131 798 vota)

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma me 7.68% (56 994 vota)

Lista Serbe me 3.96% (29 406 vota)

Koalicioni për Familje me 2.31% (17 174  vota.

Albin Kurti shpalli fitoren

Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij dhe koalicioni me “Guxo” e “Alternativa” janë fituese të zgjedhjeve.

Ai para simpatizantëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë deklaroi se procesi zgjedhor ishte demokratik e paqësor, duke shtuar se i falënderon autoritetet për angazhimin.

“Procesi zgjedhor ka qenë proces demokratik, i cili nuk ka pasur incidente. E falënderoj edhe policinë edhe mekanizmat, por kështu ndodh kur është Qeveria jonë. Kur ekzekutivi jemi ne, s’ka incidente e procesi demokratik është cilësor, i vërtetë,  i lirë i ndershëm”, ka thënë Kurti.

© Panorama.al

Te lidhura