
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi dje kutitë e Njësisë Bashkiake Nr. 1 në Tiranë, nga ku dolën më shumë se 300 fletë të hedhura në kutitë gabim.Në rezultatin e përfituar nga këto fletë 28 ishin për Lulzim Bashën dhe 26 për Edi Ramën, duke shtuar edhe 2 vota më shumë në rezultatin e përgjithshëm për kandidatin e djathtë. Vlen të theksohet se dje doli edhe një votë për kandidatin komunist Hysni Milloshi. Fletët e tjera i përkasin garave për kreun e njësisë dhe të këshillave, por që nuk do të presim asnjë rezultat. Në total KQZ hapi dje të gjitha kutitë e Njësisë Nr. 1 të KZAZ 45, që janë në total 39 qendra votimi ose në total 156 kuti. Nga të gjitha kutitë e hapura, pavarësisht problemeve fillestare me njohjen e kodeve të sigurisë, kutitë u hapën. Vetëm një kuti shfaqi probleme, ku dolën 2 fletë votimi me kundërfletë dhe që ishin të një qendre tjetër, çka e bën atë pjesë të hetimeve të Prokurorisë. Por nga ana tjetër, PS kundërshtoi procedurën në tërësi dhe pavarësisht se vëzhguesit e saj ndoqën nga afër rezultatin, ata nuk e firmosën atë. “Vëzhguesit e Partisë Socialiste nuk do të firmosin procesverbalet, pasi ne nuk ishim dakord që në fillim me përcaktimin e grupeve të numërimit kur ato nuk njihen nga Kodi Zgjedhor”, tha Genci Gjonçaj, përfaqësuesi i PS-së në KQZ. Në këtë mënyrë, KQZ kundërshton procesin, ndonëse dje u bë pjesë e tij dhe e vëzhgimit të çdo vote në KQZ. Kjo e fundit, sapo miratoi vendimin, ngriti 8 grupe numërimi me nga 2 vetë që janë pjesë e administratës, të shoqëruar me nga 2 vëzhgues, një i PS dhe një i PD. Pavarësisht se hasi në disa vështirësi në fillim, grupet e punë numëruan brenda 4 orëve më se 150 kuti votimi, çka jep shpresë që procesi të mbyllet sa më shpejt, në një kohë kur janë 1472 kuti për t’u hapur dhe për t’u parë nga afër. Përfaqësuesit e PS-së bënë dje kontestime të shumta. Në shumë kuti u hasën fletë që nuk ishin në zarfe, por vetëm në kuti e me një vendimmarrje prej 4 me 2 me votat e maxhorancës në KQZ, këto fletë u numëruan. Për këtë problem kryetari i KQZ-s, Arben Ristani, tha se për aq kohë sa këto fletë votimi kanë të njëjtën vulë me atë të qendrës së votimit, të numërohen dhe përfshihen në tabulimin e rezultatit. Probleme janë vërejtur edhe me atë që quhet “kodi i pestë”, i cili në tre kuti nuk përputhej me kodin e shënuar në procesverbalin e dorëzimit të kutisë. Të gjitha fletët e numëruara dje ishin cilësuar si të pavlefshme nga KZAZ-ja përkatëse. Në total dje u gjetëm më shumë se 300 fletë të hedhura gabim, që i përkisnin partive politike në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës dhe minibashkisë, por edhe një numër i konsiderueshëm votash për kandidatët e njësisë bashkiake, Agron Seseri i PD dhe Lindita Nikolli e PS. Gjithsesi, fletët e gjetura nuk pritet të kenë ndikim në rezultatin përfundimtar mes këtyre dy kandidatëve, për shkak të diferencës së madhe të votave. Me këtë ritëm, KQZ pret që të përfundojë brena një javë të gjithë procesin, por do të shihet në varësi të problematikave që do të hasen në vijimësi.
Olli: Vendimet e KQZ u certifikuan nga Kolegji
Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, reagoi dje me një deklaratë për mediat me nisjen e procesit të hapjes së kutive, në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Olli tha se KQZ po zbaton parimin e barazisë së votës. “Vlen të ritheksohet se, gjatë zhvillimit të të gjithë procedurës, nga ana e kryetarit Ristani u është kërkuar në mënyrë permanente subjekteve zgjedhore për të paraqitur përpara KQZ çdo të dhënë që ata kishin për vota të hedhura jo në kutitë përkatëse, për të mundësuar kështu vlerësimin dhe numërimin e çdo votë të pavlerësuar e numëruar më parë. Nuk ka më asnjë dyshim se vota në kuti të gabuar nuk mund të jetë e pavlefshme vetëm për këtë shkak”, tha Olli.
Hapja e kutive të KZAZ-së 45 (Njësia Bashkiake Nr. 1)
QV 1688
1 A.Seseri
QV 1686
1 L.Basha
QV 1696
1 A.Seseri
5 L.Basha
3 E.Rama
QV 1686/1
1 A.Seseri
1 PD (K.Bashk)
QV 1704
3 A.Seseri
1 L.Nikolli
2 L.Basha
1 E.Rama
1 E pavlefshme
QV 1699/2
2 L.Nikolli
1 A.Seseri
2 L.Basha
1 Pavlefshme
QV 1698
2 L.Basha
1 E.Rama
QV 1689/1
1 E.Rama
1 L.Nikolli
2 PS (K.Njësisë)
QV 1685
1 L.Nikolli
2 A.Seseri
QV 1696/1
6 L.Nikolli
2 A.Seseri
1 E.Rama
1 E pavlefshme
1 G99 (K.Njësisë)
QV 1707/1
1 L.Nikolli
2 A.Seseri
2 E.Rama
1 L.Basha
QV 1689
1 L.Nikolli
QV 1681
1 E.Rama
1 L.Basha
1 LSI (K.Bashk)
3 L.Nikolli
1 A.Seseri
QV 1687
1 L.Nikolli
QV1704/1
4 L.Nikolli
2 A.Seseri
1 PBK (K.Njësisë)
2 PD
1 PS
1 PLL
1 Pavlefshme
QV 1701
Asnjë fletë
QV 1697
Asnjë fletë
QV 1700
3 L.Nikolli
QV 1694
1 L.Basha
1 PS (K.Njësisë)
2 L.Nikolli
1 A.Seseri
QV 1693/1
1 L.Nikolli
1 A.Seseri
1 PDIU (K.Njësisë)
QV 1682
3 L.Basha
7 E.Rama
1 PS (K.Njësisë)
1 PR
1 PDS
1 PLD
9 L.Nikolli
6 A.Seseri
QV 1694
1 L.Basha
QV 1703/1
1 L.Basha
1 L.Nikolli
2 A.Seseri
QV 1683
Asnjë fletë
QV 1706
3 E.Rama
1 PS (K.Bashkisë)
1 Pavlefshme
QV 1707
4 L.Nikolli
3 A.Seseri
3 PS (K.Bashkisë)
QV 1702
Asnjë fletë
QV 1699
1 L.Basha
2 E.Rama
QV 1791/1
Asnjë fletë
QV 1683/1
1 E.Rama
1 PS (K.Njësisë)
1 PD
1 LSI
QV 1699/1
1 L.Basha
2 PD (K.Njësisë)
1 PS
1 LSI
QV 1703
2 E.Rama
1 L.Nikolli
4 A.Seseri
1 PD (K.Njësisë)
1 PDIU
QV 1691
1 L.Basha
1 A.Seseri
QV 1895
2 L.Basha
2 A.Seseri
3 L.Nikolli
QV 1705
2 E.Rama
QV 1684/3
3 A.Seseri
2 L.Basha
QV 1686/1
1 L.Basha
1 H.Milloshi
QV 1704/1
Asnjë fletë
Rezultati në
156 kuti votimi:
Lulzim Basha 28 vota
Edi Rama 26 vota
Hysni Milloshi
1 votë
ERALD KAPRI
© Panorama.al











