Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për të hënen diskutimet për katër kërkesa të relatuara nga subjektet politike.
Katër kërkesat e depozituara, 2 nga Partia Socialiste, 1 nga Partia Demokratike dhe 1 nga Partia Popullore e Pensionistëve, sipas KQZ-së kanë të njëjtin subjekt, kundërshtimin e tabelës përmbledhëse dhe kundërshtimin e rezultatit për bashkinë e Tiranës.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u bë përcaktimi i relatorëve, ndërsa shqyrtimi i ankimimeve u vendos që të bëhet të hënen në mbledhjen e orës 09:30.











