KQZ cakton 24 ekspertë për paratë e partive në zgjedhje

Nov 5, 2011 | 12:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hedhë të hënën shortin e ekspertëve që do të kontrollojnë financat e partive për zgjedhjet e 8 majit. Në dispozicion të KQZ-së do të jenë 24 ekspertë dhe shoqëri kontabël, që do të bëjnë transparencën e të gjitha shpenzimeve që kanë pasur forcat politike në procesin e fundit elektoral. Në mbledhjen e djeshme, gjashtë anëtarët e Komisionit votuar pro miratim të një vendimi që i hap rrugën auditimit të fondeve të përfituara, por mbledhja u ndërpre për shkak se Pandeli Varfi, i propozuar nga Partia Socialdemokrate, kundërshtoi listën me pretendimin se dy nga ekspertët nuk janë në listën e dërguar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar. “Lulash Pjetërnika nuk është në listën që ka dërguar Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA). I njëjti problem është edhe me Hava Muçollarin. Sipas ligjit, KQZ i kërkon listën e ekspertëve kontabël IEKA-s”, u shpreh Varfi. Sipas administratës së KQZ-së, dy ekspertët kanë bërë pesë vjet vjetërsi, pasi IEKA ka sjellë në fillim të vitit listën zyrtare dhe më pas ka sqaruar me një letër të dytë shtimin e dy emrave. Në këto kushte, duke parë insistimin e komisionerit të majtë, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, e shtyu mbledhjen për të hënën.
Vendimi
Sipas vendimit që ka përgatitur administrata e KQZ-së, 24 ekspertët kontabël do të llogarisin financat e 55 partive politike, 62 kandidatë për këshillat bashkiakë dhe komunalë të propozuar nga zgjedhësit dhe 44 kandidatëve për kryetarë bashkish dhe komunash të propozuar nga zgjedhësit. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së u vendos që për shkak të ngarkesës së madhe të punës, ekspertët që do të llogarisin financat e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste të mos marrin në ngarkim asnjë subjekt tjetër zgjedhor në mënyrë që të nxjerrin sa më shpejt raportin përfundimtar. Në mbl-edhjen e djeshme, megjithëse ishin ftuar të merrnin pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike dhe kandidatëve të pavarur, ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

24 ekspertë
Sipas administratës së KQZ-së, në listë janë 24 ekspertë që do të kontrollojnë shpenzimet që forcat politike dhe kandidatët e pavarur kanë bërë në zgjedhjet lokale të 8 majit. Objekt i auditimit do të jenë 55 parti politike, 62 kandidatë për këshillat bashkiakë dhe komunalë të propozuar nga zgjedhësit dhe 44 kandidatë për kryetarë bashkish dhe komunash të propozuar nga zgjedhësit

Ekspertët që do kontrollojnë financat e partive
.    Alb Auditing Group sh.p.k
.    Holly& Endi Auditing sh.p.k
.    Alb- Audit sh.p.k
.    Alb BB Auditing sh.p.k
.    Lulash Pjetërnika.
.    Bashkim Killo
.    Semiha Dollani
.    Pajtim Hysaj
.    Luan Muçaj
.    Stoli Laze
.    Doranin Agalliu
.    Eftali Qirjaqi
.    Hidajete Kraja
.    Margarita Gjergji
.    Eduard Kila
.    Naim Malo
.    Fatmira Kastrati
.    Qani Kajo
.    Lumturi Brahaj
.    Ahmet Stojna
.    Hysen Beka
.    Nikolla Çeço
.    Halim Bakalli
.    Hava Muçollari

© Panorama.al

Te lidhura