Artistët kosovarë janë sensibilizuar me situatën që ka përfshirë veriun e Kosvës ditët e fundit. Pas vdekjes së pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zyberi, shumë këngëtarë kanë anuluar aktivitetet e tyre muzikore, në mënyrë që të solidarizohen me familjarët e të ndjerit.
Dafina Zeqiri që një ditë më parë kishte palnifikuar të mbante një koncert në Mitrovicë, e anulloi atë. Në faqen e saj në Facebook, Dafina njoftoi të gjithë fansat e saj se ka vendosur të anullojë koncertin, ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjes së policit të vrarë.
Reperi, Gold AG i njohur për karakterin e tij dhe repertorin patriotik ka nxituar t’i dedikojë një këngë policit të vrarë, Enver Zymberi.
© Panorama.al











