Kosovë, kalojnë 4 kamionët e parë në Serbi

Sep 25, 2011 | 11:31

Doganat e Kosovës bëjnë të ditur se kanë kaluar katër kamionët e parë me dokumentacion të Kosovës në Serbi.

“Janë lejuar katër kamionët e parë. Ata e kanë kaluar kufirin dhe janë zhdoganuar, i kanë përfunduar të gjitha procedurat e zhdoganimit përmes piks kufitare “Dheu i Bardhë”, me dokumente të Kosovës dhe përmes pikës kufitare në anën e Serbisë”, i tha Radios Evropa e Lirë zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

Që nga 16 shtatori, kur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, Kosova hoqi masën e reciprocitetit, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 700 kamionë nga Serbia.

Ndërkaq, katër kamionët janë të parët që lejohen të hyjnë në Serbi, meqë edhe pas marrëveshjes për pranimin e vulave doganore, autoritetet serbe nuk lejuan hyrjen në Serbi të kamionëve me dokumentacione të Republikës së Kosovës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, pati paralajmëruar rikthimin e masave të reciprocitetit, po qe se Serbia vazhdon të mos pranojë vulat doganore të Kosovës.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura