Kosovë/ Kaja Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të Huajt: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Mar 14, 2026 | 12:07

Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Europian, e ka vlerësuar marrëveshjen e arritur për Ligjin për të Huajt si një hap të rëndësishëm përpara për qytetarët e Kosovës.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Në një reagim në X, ajo theksoi se ky përparim krijon një moment të ri për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa shtoi se është e gatshme që të mbajë një takim të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të të dyja palëve.

Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në të mirë të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike.

Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Në vazhdim, zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme mbetet jetik.

Ky përparim krijon një momentum të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe unë jam i gatshëm të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë.”, ka shkruar diplomatja evropiane.

Qeveria e Albin Kurtit u dakordësua që të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente të Kosovës dhe t’i njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe. Zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe për automjetet do të fillojë më 15 mars.

Masat e reja lehtësuese për pjesëtarët e komunitetit serb vijnë pas një takimi që zhvilluan kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, më 14 mars në Prishtinë.

© Panorama.al

Te lidhura