
BEOGRAD- Presidenti serb, Boris Tadiç thotë se për problemin e Kosovës duhet gjendet një zgjidhje, e cila do të kënaqte interesat e serbëve dhe shqiptarëve, por edhe të fuqive të mëdha.
“Në duhet të gjejmë aleatë në këtë proces. Ky problem është ndërkombëtarizuar dhe ne në fushën ndërkombëtare duhet të gjejmë zgjidhje. Për Kosovën në esencë vendosin fuqitë e mëdha, anëtarët e Këshillit të Sigurimit, plus Gjermania” ka thënë Tadiç në një intervistë për revistën “Nedeljnik”.
Sipas tij, tani duhet të kemi parasysh zgjidhje të tjera: modelin e Irlandës veriore, Tirolit Jugor, Ishujt Orland dhe ndonjë zgjidhje nga hapësirat e ish-Jugosllavisë.
Zgjidhja, sipas tij, duhet të përmbajë katër pika të domosdoshme: zgjidhje të veçantë për manastiret serbe dhe administrimin e komplekseve të manastireve, garanci të posaçme për serbët në enklava, rregullimin e çështjes së pasurisë të qytetarëve serbë dhe të shtetit dhe zgjidhje të veçantë për veriun e Kosovës.
Serbia pa aleatë në planin ndërkombëtar, siç është konstatuar, nuk mund të realizojë interesat e veta në Kosovë, kurse këto interesa pas viteve 90-të janë përçuar në arenën ndërkombëtare, ka thënë Tadiç.
“Nëse më pyesni çfarë shansesh kemi, ato nuk janë të mëdha. Por nëse më pyesni a duhet të heqim dorë- nuk duhet. Këtë nuk mund ta pranojmë. Gatishmërinë për të hequr dorë e shoh si gabim sistemor në politikën tonë”, ka thënë Tadiç.
© Panorama.al











