Kosova me 4 kandidatë në garë për kryeministër, nga Kurti e Haradinaj tek Abdixhiku dhe Hamza! Ja ftesa e tyre për qytetarët

Feb 9, 2025 | 13:37

Katër kandidatët për kryeministër të Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që të vendosin se kush do të udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm.

4 kandidatet per kryeminister

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, votoi në Fakultetin Ekonomik dhe u tha qytetarëve që të votojnë në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

“Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vjetët e ardhshëm”, tha Kurti.

Kandidati i LLV-së për kryeministër, Albin Kurti, duke votuar në Prishtinë
Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti, duke votuar në Prishtinë

Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, votoi në Mitrovicë të Jugut. Nga atje, ai përçoi mesazhin se qytetarët janë ata që vendosin sot.

“Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës është i pranueshëm, jam optimist. Ka qenë një fushatë e gjatë, por jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kemi ruajtur pozitivitetin”, tha ai.

Bedri Hamza duke folur me gazetarët pas votimit në Mitrovicë
Bedri Hamza duke folur me gazetarët pas votimit në Mitrovicë

Ditë të mirë dhe të demokracisë e cilësoi 9 shkurtin kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se qytetarët me votë sot vendosin për “fatin e tyre dhe të Republikës së Kosovës” për katër vjetët e ardhshëm.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, duke votuar
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, duke votuar

Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA-Konservatorët, Ramush Haradinaj, pasi votoi në Prishtinë, ftoi të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës.

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, duke votuar në Prishtinë
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, duke votuar në Prishtinë

Këto janë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që organizohen në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Të drejtë vote, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë mbi 2 milionë qytetarë.

Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur.

Qytetarët mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë.

Nga këto votime do të dalë përbërja e re parlamentare prej 120 deputetësh, të cilët më pas do të zgjedhin ekzekutivin e ri.

Zgjedhjet e 9 shkurtit po monitorohen nga vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë dhe pasojnë votimet me postë të qytetarëve në diasporë dhe votimit në përfaqësitë diplomatike në 19 shtete të botës, që u organizua për herë të parë më 8 shkurt./REL

© Panorama.al

Te lidhura