Korrupsioni, qindra zyrtarë kosovarë nën hetim

Nov 19, 2011 | 10:15

Në Kosovë, zyrtarë të Prokurorisë kanë bërë të ditur se qindra zyrtarë janë nën hetime nën dyshimet për përfshirje në korrupsion.

Këto komente u bënë  gjatë  prezantimit të punës së prokurorisë së Kosovës gjatë nëntë muajve të këtij viti, ku u tha se ndër synimet kryesore  është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Autoritetet në Kosovë thonë se janë të përkushtuara në luftën kundër korrupsionit, të cilat janë pjesë e kritereve të përcaktuara për përfshirjen e Kosovës në proceset integruese evropiane

© Panorama.al

Te lidhura