TIRANË- Gjykata e krimeve te Renda caktoi masën e sigurisë “burg pa afat” për 8 zyrtarët e Drejtorisë së Metrologjisë, të arrestuar një ditë më parë.
Tetë zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës u arrestuan një ditë më parë në kuadër të operacionit “Kalibrimi”.
Policia e Tiranës njoftoi se është shpallur në kërkim një shtetas me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë.
Të ndaluarit akuzohen për korrupsion pasiv, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, vjedhje duke shpërdoruar detyrën si dhe shpërdorim detyre.
Shtetasit e ndaluar, zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës janë; Roland Celmeta, 40 vjeç, me detyrë Zv.Drejtor i Përgjithshëm Drejtorinë e Përgjithshme të Meterologjisë,
Moisi Musabelliu, 35 vjeç, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tianë,
Kristaq Thanasi, 38 vjeç, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tianë,
Hetem Basho, 45 vjeç, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë,
Armand Xhika, 35 vjeç, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë,
Armand Shuaipi, 36 vjeç, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë,
Agron Damzi, 33 vjeç, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë,
Sokol Lami, 28 vjeç, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë.
Këta shtetas pasi pasi merrnin paratë e kolaudimit apo kalibrimit të njësive të peshëmatjes, një pjesë të konsiderueshme të ardhurash nuk i kalonin në arkën e shtetit.
Më tej në njoftimin e policisë thuhet se , në shumicën e rasteve këta shtetas nuk u jepnin subjekteve të ndryshme faturat e Tvsh -së si dhe duke u kërkuar ryshfet subjekteve të ndryshme për të bërë kalibrimin apo kolaudimin e njësive të peshëmatjes.
Mësohet se 5 persona të tjerë janë në proces verifikimi.
© Panorama.al











