Korçë/ Rimorkio shkëputet nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet aksi rrugor (VIDEO)

Feb 11, 2026 | 20:03

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku rimorkio e një kamioni është shkëputur për shkak të erës së fortë dhe ka goditur një tjetër automjet në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta. Sipas informacioneve, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka ndërhyrë për normalizimin e situatës ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse të cilat do të bëjnë të mundur heqjen e rimorkios nga rruga.

© Panorama.al

Te lidhura