U mbyt në rezervuar, gjendet trupi i 27- vjeçarit

Jun 16, 2012 | 10:20
Pamje satelitore te fshatit Gostivisht dhe rezervuarit

KORÇE-  Është gjetur katër ditë pas mbytjes, Festim Bimo, 27- vjeçari, i cili u mbyt në rezervuarin e fshatit Gostivisht në Ersekë, ndërsa po shpëtonte bagëtitë.

Uji i turbull dhe thellësia e rezervuarit e vështirësuan shumë punën e polumbarëve për gjetjen e trupit të bariut. Është dashur shkarkimi i një sasie të madhe uji që të dilte në sipërfaqe trupi i pajetë i 27- vjeçarit.

Festim Bimo nga fshati Gostivisht i rrethit të Kolonjës, u mbyt në rezervuarin e fshatit mbrëmjen e së martes, ndërsa po përpiqej të nxirrte nga uji njërën nga delet e tufës së tij.

© Panorama.al

Te lidhura