“Koordinim strategjik për sigurinë, bashkëpunimin ekonomik dhe politik” – Spiropali takime në Senatin amerikan: Samiti i NATO-s në Tiranë në vitin 2027 forcon unitetin e aleancës

Feb 5, 2026 | 12:38

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA.

spiropali uashington2

Gjatë takimit me senatoren Elissa Slotkin, u trajtua koordinimi strategjik për çështjet e sigurisë, bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve.

Spiropali theksoi në një mesazh në rrjetet sociale se “si përfaqësuese e Michiganit, Senatorja Slotkin vlerëson rolin aktiv të komunitetit të madh shqiptar në zonën e saj”.

Slotkin mbështet gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në fuqizimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Ministrja u takua edhe me Senatorin Gary Peters themelues dhe bashkëkryetar i “Albanian Issues Caucus”, që ruan një vëmendje të posaçme për interesat e komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Shqipëria e konsideron gjithashtu këtë grup miqësie, një partner të besueshëm dhe konstruktiv për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkroi Spiropali.

Ministrja e Jashtme u prit gjithashtu nga Senatori Steve Daines, Kryetar i Nënkomisionit për Europën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, mbështetës i Shqipërisë si dhe një njohës shumë i mirë i çështjeve të sigurisë rajonale.

Në takim, Spiropali theksoi se “Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë transatlantike, përfshirë mbështetjen dhe angazhimin për objektivin e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen në kuadër të NATO-s.”

“Mbajtja e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027, do të jetë një moment domethënës për forcimin e unitetit dhe kohezionit të Aleancës sonë”, nënvijëzoi Ministrja.

WhatsApp Image 2026-02-05 at 12.32.28 WhatsApp Image 2026-02-05 at 12.32.28 (1) spiropali uashington

© Panorama.al

Te lidhura