TIRANE- Problemi me kontestimet e fleteve te votimit ne njesine numer 5 dhe nderprerja e vonesat ne procesin e numerimit kane sjelle sërish ambasadorin amerikan Aleksander Arvizu ne qendren e numerimit ne kete njesi, ne oret e vona te nates. Apeli i dhene ka qene i qarte. ‘ “Enough is enough. Ti jepet fund lojerave politike, njerezit jane te lodhur”.
“Mendoj që të dyja palët po luajnë lojëne tyre dhe kjo është pjesë e politikës, por mendoj se gjithcka duhet të ketë një kufi. Ka ardhur një pikë ku loja nga të dyja palët duhet të përfundojë. Lidershipi politik duhet të japë sinjalet e duhura që procesi të përfundojë”- ka thene Arvizu.
Ambasadori, pasi ka marre takim me perfaqesues te dy partive, ka deklaruar per mediat se procesi duhet te vijoje normalisht, njerezit jane te lodhur nga tejzgjatja e numerimit.
“Eshte per te ardhur keq qe procesi eshte nderprere. Sot eshte e premte mbrema, gjithcka na nisur te dielen ne darke. Eshte kohe egjate, njerezit jane te lodhur. Komisioneret jane te lodhur, mediat jane te ldhura, vezhguesit jane te lodhur, madje edhe vete kandidatet me te cilen kam bisdeuar, Basha dhe Rama me kane thene se jane te lodhur”- tha Arvizu.
Sipas tij, nese nje flete votimi vihet ne pikepyetje, ka menyra per ta bere kete, por nuk duhet te nderpritet numerimi. Ai ka pohuar se ka pasur ‘lojera’ te pranueshme te politikes, duke iu referuar vonesave gjate procesit te numerimit, por tashme limiti eshte arritur.
© Panorama.al











