TIRANE- Partia Socialiste vazhdon Kongresin e saj, ndërsa pas fjalës së kreut Edi Rama, Kongresin po e përshëndesin krerët e partive aleate.
Kreu i PSV91, Petro Koçi vlerësoi rolin e Partisë Socialiste, ndërsa tha se nuk ka demokraci financiare pa demokraci politike. Ai akuzoi kryeministrin, Berisha se kontrollohet nga mafia. Ai bëri thirrje për bashkimi, pasi sipas tij, grindjet e vogla të socialistëve mbajtën Berishën në pushtet.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skëndër Gjinushi th se, “Kongresi do të kontribuojë për hapjen e rrugëve të Integrimit. Ne si social- demokratë na keni në krah”.- tha ai.
Më pas në fjalën e tij, drejtuesi i demokrastianëve, Nard Ndoka përshëndeti në emër të elektoratit të tij, Kongresin e PS-së.
Ndoka akuzoi qeverinë e kryeministrit Berisha për përpjekje për të kontrolluar gjithçka. Vendi, tha Ndoka, ka nevojë për një alternativë zhvillimi. Duhet t’i themi ndal këtyre veprimeve jodemokratike, dhe të ngjallim shpresën për Shqipërinë.
Kreu i PBDNJ-së. Vangjel Dule vlerësoi demokracinë e brendshme të Partisë Socialiste.
“PS duhet ta pranojmë që është hapa përpara në krahasim me të gjitha partitë e tjera, përfshirë edhe partinë që unë drejtoj, sa i përket demokracisë së brendshme”- tha ai.
“Ajo që kërkohet për të arritur objektivat drejt integrimit është bashkëpunimi mes partive, për idetë dhe paltformat. Jo gjithmonë duhet të na bashkojnë të gjitha gjërat për të bashkëpunuar, na mjafton interesi i përbashkët për votën e lirë dhe për demokracinë funksionale”- theksoi Dule.
Kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela tha se, situata është shumë e rëndë dhe shpresa e shqiptarëve është tek ju.
“Jam këtu për të luftuar një pushtet fashisht. Ka ardhur koha të bëjmë një revolucion kopernikan. Duhet të bëjmë një revolucion për të vendosur në qendër ligjin, për të flakur kryeministrin, i cili gjothmonë ka uzurpuar shtetin. Të gjithë kryeministrat kanë tentuar një gjë të tillë, përveç Majkos.”- tha Ngjela.
Ai dha edhe nje sugjerim per programin e taksave, duke thene se “Ulja e taksave nuk do të thotë ulje çmimesh. Duhet ta keni parasysh këtë në programin tuaj.”- perfundoi Ngjela.
© Panorama.al











