TIRANË- Autobus që shkon drejt etërve e ka quajtur kryeministri, Sali Berisha aleternativën e PS dhe kongresin e saj të fundit. Në mbledhjen e sotme të grupit demokrat, ai nuk harroi të ironizonte me programin socialist dhe Kurban Kongresin.
“Ajo që mund të thuhet është se autobusi po ecën para drejt etërve. Garantoj se nuk do ketë në atë drejtim as etër as bij. Jo sepse shqiptarët janë ndarë me atë kohë”- tha ai.
Sipas tij, ai mund të quhet Kurban kongres ngaqë u mblodh natën e Bajramit, por nuk ishte ashtu se në doktrinë, në shenjtëri kurbanin e pranon i gjithfuqishmi. “Ti mund të mendosh por të quhet kur të pranohet, po s’tu pranua të shkon kot. Në listën që ka shanse të pranohet, UFO-t janë të përjashtuara 100%. Zoti ufo nuk pranohet, tentativa u bë po dështoi”- tha Berisha.











