“Në kemi një plan për të shpëtuar këte vend” Kështu iu drejtua, deputeti Erjon Braçe delegatëve të pranishëm në Kongres dhe të gjithë shqiptarëve.
“Kemi prej 2005 qe po i flasim vetës, tani është koha tu flasim shqiptarëve. Të ndryshojmë jetën e tyre, të ndryshojmë Shqipërinë. Duhet tu flasim pa u ndalur asnjë minutë, kjo është beteja jonë. Deri sa dita e re të ketë lindur Shqipërinë e re, dhe të ketë rrëzuar përfundimisht Shqipërinë e kusarëve.”- tha Braçe në fjalën e tij.
Braçe tha se Partia Socialsite na ka dhënë gjithçka, dhe nuk mund t’I vemë gjobë me një votë që I bashkohet Sali Berishës kudo dhe kurdo.











