Konfirmohet aktakuza kundër Fatmir Limajt

Sep 2, 2011 | 16:15

Është konfirmuar aktakuza për krime lufte ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limajt, dhe nëntë personave të tjerë, ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi.

Seanca për konfirmimin e aktakuzës në rastin “Kleçka” kishte nisur më 24 gusht në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Përveç ish ministrit të transportit, Limaj, ne seancë u patën paraqitur edhe nëntë të pandehurit e tjerë të cilët akuzohen nga prokuroria speciale e EULEX-it “për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës”.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura