Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi mbajtjen e Konferencës Ipeshkvore në Tiranë si ngjarja më e rëndësishme, pas vizitës së Papa Gjon Palit në vitin 1993.
“Në historinë mes shqiparëve dhe kishës, ngjarja e sotme pas vizitës së Papa Gjon Palit në prill të vitit 1993, është dhe ngjarja më e rëndësishme. Na bëni krenarë me praninë tuaj në kryeqytetin tonë”- tha Berisha.
Duke folur në Konferencë, kryeministri falenderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit për zgjedhjen e Shqipërisë për të zhvilluar Konferencën Ipeshkvorë në Tiranë, si forumi më i lartë ipeshkvorë i Europës.
Me këtë organizim, Berisha tha se është nderuar kontributi i kombit shqiptar në historinë e krishtërimit.
© Panorama.al











