Trajneri Rolando Maran është shfaqur në konferencë për shtyp, ndërsa nesër do të luhet sfida me Luksemburgun. Ky takim është projektuar në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

KONFERENCA E MARAN
“Mendoj se janë bërë disa gjëra mirë, disa gjëra dhe jo mirë. E prisja, kur bën ndryshime mund të vijnë. Janë rreth 20 ditë që jam trajner i kombëtares. E kisha të qartë se njohja e kombëtares, është ndryshe në momentin që stërvit lojtarët, i dëgjon dhe ke komunikim. I gjithi ky është një rrugëtim. Po i referohem një prej diskutimeve, mungesës së goditjeve në portë, kemi pasur 3-4 me rrezikshmëri të lartë para portës. Hoxha, Ramadani dhe Mehmeti, ndoshta ka munguar precizioni. Duhet të ekuilibrohemi si skuadër, të spostohemi si skuadër. Duhet të fokusohemi te elementët taktikë të rëndësishëm për t’i përmirësuar te ndeshja e radhës.
Ka disa gjëra që duhet të përmirësojmë. Kur ushtrojmë presion, nuk duhet të lejojmë hapësira sidomos në krah. Besoj se ky përmirësim do vijë shumë shpejt. Është e vështirë në pak kohë, por 3-4 ditë jemi kuptuar mirë dhe kemi arritur të gjejmë gjuhën. Nuk ka asnjë kundër të lehtë, duhet të zbresim në fushë me vëmendje të madhe. Ky rezultat ka rëndësi, këto dy ndeshje do jenë shumë kyçe për ndeshjet e shtatorit. Sa i përket gjendjes së lojtarëve, Uzuni është në gjendje dhe Mehmeti jo se ka pasur gjendje gripale.
Nuk më pëlqen të përmend emra aktualisht. Dua të vlerësoj punën e skuadrës dhe si ka punuar. I referohem Hysajt që ka numër rekord ndeshjesh dhe janë lojtarë të tillë që e bëjnë këtë skuadër të rritet. Nuk duhet të harrojmë se është moment delikat, fundi i sezonit dhe lojtarët janë treguar të gatshëm për skuadrën. Hysaj, por dhe shpirti i skuadrës, sepse të bësh kaq shumë paraqitje dhe të jesh i zoti në fushë është për t’u komplementuar. Hasa do jetë më tepër brenda në fushë për të qenë më i lirë për të qarkulluar se si lojtar krahu. Ndoshta gjysmë mesfushor do të ishte pozicioni më i mirë, duhet të punojmë se është hera e parë në grumbullim për të me kombëtaren.
Sigurisht që kemi nevojë për hapësirë për të kuptuar dhe për të parë si mund të zhvillohet kombëtarja më tej. Ky test do më shërbejë për të kuptuar dhe në varësi të karakteristikave të ndryshme që kanë lojtarët. Është Liga e Kombeve në vijim dhe ai është shumë i rëndësishëm.
I keni parë dhe ju çfarë nuk shkoi mirë në ndeshjen e kaluar. Ndoshta kemi gabuar në hapësirat që skuadra e Izraelit niste lojën. Në fazën ofensive ishte hera e parë që provonim aq hapësira, sa lejon edhe kundërshtari. Besoj se kemi qenë efikasë në disa raste. Fryti i asaj që kemi provuar. Pësimi i golit dhe dëshira për barazim, ka bërë që të humbim pak përqëndrimin dhe ekuilibrin në skuadër, por këtë duhet ta përmirësojmë në vazhdim.
Alen Sherri ka bërë ndeshje shumë të mirë, ka arritur të menaxhojë dhe të ndalojë disa raste të rrezikshme për skuadrën tonë. Ka qenë paraqitje shumë pozitive për të. Rasti i Hysajt si titullar është specifik, por preferoj ta bëj personalisht lajmërimin me lojtarët nëse do luajnë apo jo. Ndoshta do ketë mundësi, por mbetet për t’u vlerësuar. Emrat e lojtarëve të rinj që mund të marrin minuta nesër, nuk dua t’i zbuloj. Dua t’i jap vazhdimësi kësaj skuadre. Do ketë ndryshime, por në kuadrin e provimit të gjërave për vazhdimësinë që do kemi edhe për ndeshjet e ardhshme”.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











