TIRANE- Miratohet pa konsensusin e opozites kalendari tre javor i punimeve te Kuvendit, duke perfshire ne te projektligjet e mbetura me 3/5.
Partia Socialiste ka kerkuar me shume kohe per diskutimin e tre Kodeve, te Gjykates penale, civile dhe administrative, duke kerkuar qe ato te mos jene pjese e kalendarit. Me pas, mesohet se eshte larguar pa e miratuar ate.
Ne fund te mbledhjes, Kuvendi ka sqaruar zhvillimet e saj, duke theksuar se ne kalendar do te mbeten projektligjet me shumice te cilesuar.
“Kalendari i propozuar nga administrata e Kuvendit parashikonte fillimin e punës në komisione parlamentare të shqyrtimit dhe diskutimit të ligjeve të depozituara në Kuvend dhe të kodeve e projektligjeve që kërkojnë 3/5, sipas marrëveshjes së 14 nëntorit 2011, të miratuar nga të gjitha grupet parlamentare”-thuhet ne njoftimin e Kuvendit.
Sipas tij, Konferenca përcolli me shqetësim kërkesën e Kryetarit të Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci për të hequr nga kalendari pr/ligjet e mbetura që kërkojnë shumicë të cilësuar, si një kërkesë që rrezikon seriozisht implementimin në kohë të marrëveshjes së 14 nëntorit 2011.
Me shumicë votash, Konferenca vendosi që këto pr/ligje të mbeten në kalendar dhe të fillohet nga puna në komision për shqyrtimin e tyre, në përputhje me pikën I dhe pikën VII të Vendimit të Konferencës së Kryetarëve, datë 14 nëntor 2011.
Konferenca e Kryetarëve me shumicë votash përcaktoi si datë të parë të shqyrtimit në seancë plenare të këtyre pr/ligjeve, datën 2 shkurt 2012, në rendin e ditës së të cilës do të përfshihet shqyrtimi i Kodit civil.
“Për shkak të refuzimit të përfaqësuesve të PS-së për të filluar punën me këto pr/ligje, Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e ri të punës, pa konsensus”-perfundon njoftimi.
Kjo eshte mbledhja e pare e Konferences se Kryetarëve per kete vit, pas periudhes se pushimeve te fundvitit, kohe qe Kuvendi nderpreu punimet, per t’i rinisur serish diten e hene.
Mbyllja e vitit rezultoi e suksesshme pas arritjes se marreveshjes mes dy partive te medha per reformen zgjedhore dhe miratimin e ligjeve qe kerkojne votimin me shumice te cilesuar ne Kuvend.
© Panorama.al











