Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin thelbësor që ka pasur Komisioni i Venecias në ndërtimin dhe forcimin e demokracisë shqiptare gjatë këtyre tre dekadave.
Gjatë konference “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Rama përdori një krahasim simbolik për të përshkruar lidhjen mes demokracisë në Shqipëri dhe këtij institucioni ndërkombëtar.
Rama nënvizoi se një nga kontributet më të rëndësishme të Komisionit të Venecias ka qenë ndihmesa në hartimin e Kushtetutës së vitit 1998, e para në historinë e Shqipërisë demokratike.
Po ashtu, kreu i qeverise vleresoi kontributin qe ka dhene per reformen zgjedhore dhe reformen ne drejtesi.
Edi Rama: Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shok maternitetit, kanë lindur në 1990. Komisioni i Venecias si një fëmijë i Evropës së ribashkuar në vlerat e lirisë dhe me dëshirën për tu njësuar me parimet demokracisë, dhe demokracia shqiptare si një ëndërr e shumë ëndërruar që më në fund pa hapur shtegun e saj.
Sot Komisioni i Venecias ndër të tjera ka në bilancin e saj edhe kontributin e paçmuar për Kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar, asaj të vitit 1998.
Komisioni i Venecias ka në bilancin e vet edhe një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme në procese ku mendimi i Komisionit ka luajtur rol vendimtar.
Komisioni i Venecias ka në bilancin e vet dy kontribute kyçe të zhvillimeve demokratike, kontributet për Kodin Zgjedhor që kanë mbështetur thelbësisht përmirësimin e këtij kodi dhe kanë forcuar standardet demokratike dhe kontributin historik, për reformën më të thellë dhe më të vështirë që ka bërë Shqipëria, reformën në drejtësi. Komisioni ka qenë udhërrëfyes i matur dhe një autoritet që na ka ndihmuar të orientohemi në drejtimin e duhur.
Pa kontributin e K. Venecias do ishte e pamundur procesi i vettingut, proces kyç në reformën në drejtësi. Një proces që deri në momentin e opinionit të Komisionit të Venecias kishte jo pak kundërshti në rrethet profesionale. Komisioni i Venecvias ka fituar edhe fuqinë për tu imponuar dhe respektuar në të gjitha instancat. Opinionet e Venecias respektohen plotësisht në cdo nivel ndërkombëtar lidhur me cështjet që kanë të bëjnë me shtetin e të drejtës.
© Panorama.al











